Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Zv/sekretari i NATO-s paralajmëron Serbinë: KFOR-i është gati për të ndërhyrë…

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka reaguar pasi u hoqën bllokadat në veri të vendit dhe tashmë është liruar qarkullimi për lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave.

Megjithatë, Geoana u shpreh se ka biseduar me Komandantin e KFOR-it në Kosovë, Ferenc Kajari, për gjendjen që është krijuar në vendin tonë.

Ai shtoi se KFOR-i është i gatshëm për ndërhyrje në veri të vendit nëse rrezikohet stabiliteti.

“Fola me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajári për situatën në Kosovë. KFOR-i po monitoron nga afër dhe mbetet i përgatitur për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës, bazuar në mandatin e OKB-së”, u shpreh Geoana në Twitter.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net