Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Zotëria i parë i Kosovës për Vuçiqin: Ish-Ministri i “kasapit të Ballkanit” është i frikësuar nga Osmani

Zotëria i parë i Kosovës, Prindon Sadriu ka shpërndarë një lajm në rrjetin e tij social Facebook, ku presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur frikacak, pasi ky i fundit kishte deklaruar se atje do të jenë homologët e tij, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

“Pastaj kur të shtoni Vjosa Osmanin, Milo Gjukanoviqin apo të tjerët nga rajoni, mund ta imagjinoni se si do të jetë. Një situatë e këndshme për Serbinë. Jeta është një luftë dhe nuk ka arsye për të qarë”, ka deklarua Vuçiq.

Ndërsa, Sadriu ka thënë se Vuçiq është ish-ministri i “kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Milloshoviq.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj Prindon Sadriu

“Frikacaku, në rolin e të ashtëquajturit president i Serbisë, tregoi arsyen e vërtetë të hezitimit të pjesëmarrjes në Samitin e BE-së në Tiranë — pjesëmarrja e Presidentes së Kosovës dhe Presidentit të Malit të Zi”, ka shkruar Sadriu.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq fillimisht e kishte bojkotuar këtë Samit për shkak të emërimit të Nenad Rashiqit, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net