Një reality show i nisur këto ditë në “First Chanel” ka tërhequr vëmendjen e publikut. Janë skenat e dhunës që quan në reagime të shumta. Madje KPM ka vendosur që t’i ndalet transmetimi televiziv “It’s My Home”. Por, ky program po merr një “mal” me shikueshmëri në kanalin You-Tube. Ku vetëm dje mbrëmë ishin duke e shikuar live 11 mijë persona, shkruan Insajderi.
Po ashtu një video e ditës së sotme ku pjesëmarrësi Samedi shfaqet i penduar dhe duke qarë ka tërhequr vëmendjen e publikut.
[the_ad id='11273']


Ndryshe pas ndalimit KPM ka dalur sërish më një sqarim ku thuhet se “reality show” i emërtuar si “Its my home” nuk e ka aprovimin e KPM-së.