Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Zjarr në komunën e Klinës, disa fshatra mbesin pa energji elektrike

Disa pjesë të komunës së Klinës sot janë përfshirë nga zjarri, me ç’rast janë shkaktuar edhe dëme, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e zjarrit, fshatrat si Drenoci, Poterqa, Dugujeva dhe Bokshiqi janë pa energji elektrike.

KEDS-i njofton se nuk dihen shkaqet që kanë çuar në ndezjen e këtij zjarri i cili ka shkaktuar edhe panik te banorët.

Ekipet e KEDS gjinden në vendngjarje, duke bërë maksimumin që linjat e dëmtuara të riparohen dhe konsumatorëve tu kthehet energjia elektrike.

“Lusim të gjithë të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre, pasi ato po bëjnë dëme të mëdha edhe ne asetet elektroenergjetike, duke ndikuar direkt në furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net