Disidenti
Lajme

Zhvarroset një foshnjë në Istog, Policia nis hetimet për vdekjen

0Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fillim të muajit gusht, në Serbobran të Istogut, ku një foshnje 4-muajshe ishte gjetur pa shenja jete. Pas gati një muaji nga ky rast i dhimbshëm, foshnja është zhvarrosur në Istog, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit nga Prokuroria dhe kanë njoftuar se Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit si hetim i vdekjes.

Ndryshe, më 8 gusht, në orët e mëngjesit, Policia ishte njoftuar për rastin dhe vdekja e foshnjës ishte konstatuar nga ekipi mjekësor.

Rasti atë ditë ishte konfirmuar edhe nga Policia rajonale në Pejë.

“Me datën 8 gusht 2022 rreth orës 04:50 policia ka pranuar një informatë se në fshatin Serbobran të Istogut një fëmijë 4 muajsh është pa shenja jete. Njësitë relevante iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, është informu mjeku në QKMF-në e Istogut dhe i njëjti ka konstatuar vdekjen e foshnjës”.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net