Disidenti
Lajme

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, një nga të dorëhequrit e Institutit është vëllau i deputetit të VV-së

0Shares

Pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë që funksionon në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka dhënë dorëheqje zëvendësdrejtori i IML’së, Naim Uka. 

Gazeta Express merr vesh se Uka është vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Fitim Uka, dhe se të njëjtit i ishte kërkuar të jepte dorëheqje, në të kundërtën do të shkarkohej. Deri në momentin e publikimit të tekstit, Naim Uka s’ka kthyer përgjigje kur është pyetur për këtë çështje.

Se ata janë vëllezër dëshmohet edhe përmes një fotografie që kishte publikuar Naim Uka me deputetin e VV’së, gjatë tetorit.

“Relax familjar me Babën dhe vllazninë🥰”, kishte qenë përshkrimi që ai i kishte vendosur kësaj fotografie dhe e kishte etiketuar deputetin e VV’së.

Lajmin për dorëheqje e ka konfirmuar vetë Uka për Gazetën Express.

“Po, është e vërtetë se kam dhënë dorëheqje morale dhe të parevokueshme nga pozita e zv. Drejtorit të IML-së”, ka deklaruar Uka.

Prokurori special, Blerim Isufaj, ka konfirmuar nisjen e hetimeve për zhdukjen e mostrave të Deharit.

I kontaktuar nga Gazeta Express, prokurori Isufaj tha se hetimet kanë filluar, teksa shtoi se “nuk mund të thotë asgjë më shumë rreth rastit”.

Ndryshe, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dje në një konferencë për media njoftoi për zhdukjen e mostrave të ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari./Gazeta10

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net