Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Zbriten pagesat për provim të Jurisprudencës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një vendimi  ka ndryshuar vendimin lidhur me pagesën e kandidatëve për paraqitjen e Provimit të Jurisprudencës.

Sipas këtij vendimi pagesat janë zbritur për 50%.

Kështu nga shuma 100 euro sa kanë paguar deri tani, është vendosur që kandidatët që hyjnë në Provim të Jurisprudencës të paguajnë shumën prej 50 euro.

Ndërsa kandidatet që i nënshtrohen riprovimit do të paguajnë shumën prej 30 eurove.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 21 të këtij muaji ka miratuar propozimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për emërimin e anëtarëve të komisionit për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net