Disidenti
Lajme

Zbarkimi më i madh që prej Luftës së Dytë Botërore, si mësynë amerikanët në Durrës

0Shares
Porti i Durrësit ka pritur gjatë këtyre ditëve një numër të madh mjetesh dhe teknologjie ushtarake dhe staf amerikan, për të cilat zyrtarët thanë se një përqendrim i tillë ushtarak nuk ishte parë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Kanë qenë rreth 700 mjete dhe pajisje të tjera ushtarake nga Brigada e 53 e Floridas që u shkarkuan në Durrës nga anija USHNS Bob Hope gjatë ditëve të fundit. Këto të fundit do të përdorën për stërvitjen e madhe ushtarake të NATO-s “Defender-Europe 21”. Kjo stërvitje ka në fokus parandalimin e agrsionit dhe ndërtimin e gatishmërisë operacionale me NATO-n dhe një numër më të madh të aleatëve dhe partnerëve, raporton AP.

“Shqipëria është një partner i vlerësuar. Ushtarakët tanë përfitojnë duke u stërvitur së bashku, duke rritur ndërveprimin, duke ndërtuar gatishmërinë e operacionit dhe duke forcuar marrëdhëniet – të gjitha këto mundësojnë aftësinë tonë për t’iu përgjigjur çdo krize, në çdo kohë, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, tha “Tammy Muckenfuss, i Ushtrisë Amerikane për Evropën dhe Afrikën, me qendër në Gjermani.

Defender-Europe këtë vit përfshin rreth 28,000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 27 kombe për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në 12 shtete nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkani.

Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, një anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa në atë që ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e quajti “një ngjarje historike sepse është stërvitja më e madhe në Shqipëri dhe rajon”.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net