Disidenti
Lajme

Ymeri: Sot Kurti s’mund të thotë e dërgoj policinë në veri, mund të thotë veç ‘a po më ndihmon si vëlla’

0Shares

Analisti Visar Ymeri teksa ka komentuar zhvillimet në veri, ka thënë se për fat të keq Kosova nuk po arrin të shtrijë sovranitetin e vet në veri, dhe kjo gjë i konvenon veç Serbisë.

Tutje Ymeri ka ironizuar me Kurtin dje fjalën që ia kishte qitur Jasharajt, ‘ndihmom si vlla’.

‘’Kur ia lexojmë deklaratat Kurtit sot i cili thotë se nuk po du me ndërhy atje se mundet me pasë viktima, natyrisht kërkush s’mundet me thanë jo çu hyn. Ai po luan me këtë sentimentin e njeriut racinal i cili thotë jo të merremi vesh me ndërkombëtarët. Pas nëntë viteve, ky e ka ndryshu qëndrimin, apo nuk është problemi që ky e ka ndryshu mendimin por që ka ndryshu mendim që e ka pasë para dy muajve. Ka thënë se është cështje e ligshmërisë, kushtetushmërisë e sovranitetit. Qysh kryeministër nuk e ditë qysh është gjendja në veri para dy muajve.’’, tha Ymeri në Debat Plus.

“Këtu po shpërfaqet që qeveria e Kosovës nuk ka mundësi me kontrollu veriun. Edhe unë po mendoj që këtë po do ta shpërfaqë Serbia e Vuçiqi. Kjo e shpërfaqë Kosovën si të dobët. Sot Kurti nuk mund të thotë e dërgoj policinë në veri, apo jo. Kjo është letër e humbur, në shtrirje të sovranitetit. Të vetmen gjë që mund ta thotë është a po më ndihmon si vëlla. E në qet pozitë fatkeqësisht e ka pru pak veten, e që është pak keq” , shtoi Ymeri.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net