Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Xhaxhai i Visart Cengut: Faj kanë edhe mediat që i bëjnë reklamë personave si Dibran Hoxhaj

Besim Cengu, xhaxhai i Visart Cengut, ka folur pas rastit ku nipi i tij u vra dy ditë më parë jashtë lokalit ‘Kobra City’. Në paraburgim gjenden 5 persona, përfshirë edhe pronarin e lokalit, Dibran Hoxhaj, i njohur me nofkën Kobra.

Cengu në një lidhje direkte në emisionin ‘Pressing’ në T7 fajësoi edhe mediat që u japin hapësirë personave si Dibran Hoxhaj.

“Ne vet u japim hapësira këtyre njerëzve nëpërmjet shtypit tonë. Në fakt ne kemi të bëjmë me pushtetin e katërt, dhe ti bëjmë reklamim në këtë mënyrë këtyre njerëzve, unë e konsideroj një faj të rëndë, të cilin rëndon edhe tek qeveritë tona, por edhe te shoqëria jonë.

Si është e mundur që një individ i kësaj natyre që është fenomen në këtë pikëpamje të reklamohet në këtë natyrë. Si është e mundur që një individ i kësaj natyre zihet me armë dhe lirohet. Kjo është skandaloze”, tha ai.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net