Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Xhaxhai i Glauk Konjufcës emërohet këshilltar politik në Ministrinë e Mbrojtjes

Xhaxhai i Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, Rabit Konjufca, është emëruar këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, të cilën e drejton Armend Mehaj, shkruan Disidenti.net

Sipas të dhënave që janë të publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, emri i xhaxhait të Glauk Konjufcës, Rabit Konjufca figuron si këshilltar politik i ministrit Mehaj.

Rabit Konjufca gjithashtu ka garuar edhe për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e Vetëvendosjes.

Kurse, si ministër të Mbrojtjes, Kurti ka emëruar Armend Mehajn. Emri i tij u diskutua për shkak se ishte emër i padëgjuar në skenën politike.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net