Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Xhamitë mbahen të hapura këtë Ramazan

Ramazanin që po vjen besimtarët myslimanë në Kosovë do të kenë mundësi t’i falin namazet në xhami.

Objektet fetare islame sivjet nuk do të mbyllen për shkak të pandemisë COVID-19, siç ndodhi më 2020.

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti, tha se duhet të respektohet distanca, mbajtja e maskës dhe dezinfektimi i duarve në të gjitha xhamitë.

Por BIK-u ka ndaluar disa organizime tjera kolektive.

“I kemi ndaluar iftaret në xhami dhe në publik. Çështjet e mësim-besimit do të organizohen në platforma online”, thotë Sahiti, njofton Klan Kosova.

Disa nga besimtarët thonë se falja në xhami mund të bëhet duke e ruajtur shëndetin publik.

Në masat e fundit të marra nga qeveria nuk është përfshirë mbyllja e xhamive. Por të premten policia gjobiti imamin e së fshatit Roganë, pasi që brenda xhamisë u falën më shumë se 10 persona.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net