Disidenti
Sport

Wenger e pranon se ende është i “mërzitur” me largimin nga Arsenali

0Shares

Ish trajneri i Gunners ka thënë se ai ende ndien një pasion të pashuar për ish klubin e tij.

Arsene Wenger ka thënë se ai ende ndihet paksa i mërzitur për largimin e tij nga Arsenali pasi që ai mbetet i dashuruar në klubin në të cilin ai pati suksese të mëdha për disa vite.

Wengeri menaxhoi Arsenalin nga vitit 1996-2018, duke marrë statusin e ikonës në klub teksa në Angli ishte njëri prej menaxherëve më të mirë që ka njohur futbolli anglez.

Francezi nuk ka qenë i involvuar në klub prej që është larguar, pasi që ka morri pozitën e Shef Global për Zhvillimin e Futbollit në FIFA, dhe thotë se ai ende ka vështirësi nga mos të punuarit me ish klubin e tij.

“Është paksa një trishtim”, i tha ai Sky Sports. “Është fundi i një pasioni, jo fundi i një dashurie për shkak se ende e dua Arsenalin, ende e dua Premier Ligën. Është liga e parë që e shikoj, madje edhe sot, asgjë nuk ka ndryshuar. Përpos pjesës që nuk je pjesë e saj më, ashtu siç keni qenë me parë, prandaj është shumë e vështirë”.

“40 vite praktikisht në këtë punë, kurrë një vit nuk jam ndalur, kështu që natyrisht, është shumë e vështirë për shkak se ju mungon tensioni, intensiteti, momentet e mëdha, madje edhe momentet e këqija ju mungojnë. Për këtë arsye, natyrisht, ishte shumë vështirë”.

“Fizikisht, kur ju punoni 22 vite në futboll në të njëjtin klub, është sikurse të jetoni 100 vite jetë normale, kështu që ju mungon kjo gjë”.

Wenger ka shkuar edhe më tutje ku ka folur për rivalin e tij më të madh, Jose Mourinho, me të cilin ai ishte përballur disa herë gjatë kohës së Special One në Premier Ligë.

Ish trajneri i Arsenali ka thënë së priste me padurim që të përballej me Mourinhon dhe Chelsean pasi që ato ndeshje ishin më të mëdha gjatë orarit.

“Epo, në thelb do të thosha që ato gjithmonë ishin ndeshje të mëdha, ndeshje që vendosnin kampionatin, në atë kohë më shumë vendosej në mes të United dhe Chelsea”, tha ai. “Por, rivaliteti i imë gjithmonë ishte me klube e jo me persona (menaxher), kurrë nuk kam bërë deklarata për nivelin personal të dikujt. Kam pasur shumë acarime me Mourinhon në atë kohë për shkak se besoja që Chelsea ishte klubi i parë që erdhi dhe shpenzojë më shumë para së fitonte”.

“Kam marr pasaportën e Shqipërisë, shpresoj të shkoj në Euro 2024” – Arbër Hoxha flet për mos ftesën nga Kosova

Disidenti.net

VIDEO: “Çmendet” presidenti i skuadrës turke, i nxin syrin arbitrit

Disidenti.net

Për herë të parë bie nga kategoria/ Tifozët e Santos djegin qytetin, përplasen edhe me policinë

Disidenti.net