Disidenti
Lajme

VV procedon kërkesën me 40 nënshkrime për formimin e Komisionit hetimor për energjinë

0Shares

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka proceduar në Kuvend 40 nënshkrime për formimin e Komisionit hetimor për sektorin e energjisë në vend.

Ky komision hetimor parlamentar do të përfshijë zgjerimin e hetimeve për sektorin e energjisë që nga viti 2006 e deri në prill të vitit 2022.

Ushtruesja e detyrës së shefes së GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se kërkesa për komisionin hetimor parlamentar për sektorin e energjisë do të përfshijnë edhe pikat që janë të propozuara nga opozita.

“Ne si grup parlamentar, duke parë që situata në kuvend dhe demokracia parlamentare është vënë në pikëpyetje nga partitë opozitare, duke qenë në shërbim të opinionit dhe të qytetarëve për të zbardhur të vërtetën në proceset e vendimmarrjes në sektorin e energjisë, kemi vendosur që të procedojmë kërkesën për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për energjinë me të gjitha kërkesat që tashmë opozita i ka parashtruar në kuvend, por, duke e zgjeruar fushëveprimin e komisionit hetimor parlamentar”, tha ajo.

Kusari-Lila theksoi se në këtë situatë është e pamundur të formohet një komision hetimor parlamentar bazuar në ligjin për hetim parlamentar. Sipas saj rrethanat e trashëguara në sektorin e energjisë, ka mungesë të investimeve dhe largim të investitorëve seriozë për rehabilitimin e kapaciteteve ekzistuese.

“Situata aktuale ku partitë opozitare, PDK, LDK, AAK, duke përfshirë edhe Listën Serbe si dhe një deputet tjetër të pavarur, kanë krijuar një rrethanë në të cilën është e pamundur të formohet një Komision hetimor parlamentar bazuar në ligjin për hetim parlamentar për arsye se nuk ka mundësi që të propozojnë kryesuesin. Gjithashtu është e pamundur që njëra prej partive që është në pushtet të dërgojë përfaqësuesit e vet për kryesues të këtij komisioni. Andaj, ne ofruam 40 nënshkrimet e deputetëve të GP të VV-së për t’iu hapur mundësinë partive opozitare që të zgjedhin dhe të mos jenë të kufizuar në propozimin e kryesuesit të Komisionit… Andaj, rrethanat e trashëguara në sektorin e energjisë, siç janë mungesa e investimeve përmbajtësore, largimi i investitorëve serioz për rehabilitimin e kapaciteteve ekzistuese apo për ndërtimin e atyre të reja. Po ashtu privatizimi i distribucionit dhe mos përcjellja e planit investiv të privatizuesit dhe keq menaxhimi i parasë publike përmes tenderëve publik”, u shpreh ajo.

Deputeti i LVV-së Adnan Rrustemi, tha se nuk e kanë përkrahur kërkesën e opozitës për formimin e këtij komisioni pasi sipas tij ka qenë e palogjikshme.

“PDK, LDK e AAK nga një panik i pa precedent paraqitën një kërkesë po ashtu të paqëndrueshme dhe të palogjikshme… Në këtë situatë ne morëm nismën që ta ndihmojmë opozitën për të dalë nga kurthi ku ka rënë me këmbët e veta, duke dorëzuar kështu kërkesën me 40 nënshkrime për të themeluar Komisionin hetimor parlamentar duke filluar nga viti 2006 e duke zgjeruar objektin e hetimit parlamentar. Në bazë të kërkesës tonë gjithsesi, domosdo do t’i takojë kryesimi opozitës. Iu mbetet grupeve parlamentare se kush do ta kryesojë këtë komision hetimor parlamentar”, tha ai.

Gjatë ditës, edhe PDK-ja nëpërmjet një konference për media ka kërkuar nga pozita të mos e bllokojë formimin e komisionit hetimor për energjinë.

“Duaja më e mirë është stupci, dajaku” – Shefqet Krasniqi thotë se personat që merren me kazino duhet rrahur

Disidenti.net

Tentim vrasje në Istog, theret me thikë një person – dy të arrestuar

Disidenti.net

Këta janë dy të dyshuarit për tentim vrasjen në Kolovicë, po kërkohen nga Policia

Disidenti.net