Disidenti
Lajme

VV-ja synon t’i fitojë 3/4 e komunave, pa balotazh

0Shares

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se VV-ja duhet t’i fitojë 3/4 e komunave në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në një fjalim hapës në mbledhjen e 44-të të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Kurti u është drejtuar delegatëve të partisë, duke thënë se në këto zgjedhje, duhet të fitojnë pa balotazh.

“Është detyra jonë, e të gjithë ne, që në këto zgjedhje të punojmë sa më pranë qytetarit për të fituar pa balotazh. Gjasat i kemi të mëdha thuajse në të gjitha komunat, duhet t’i fitojmë 3/4 e komunave. Për këtë na duhet punë dhe angazhim i madh. Në këto zgjedhje lokale jo vetëm që jemi të gatshëm por edhe synojmë të bashkëpunojmë me listën “Guxo” sikur në zgjedhjet e 14 shkurtit. Nëpër qendrat tona të shmangën rivalitetet e brendshme. Pushteti nuk duhet të na ndryshojë, duhet t’ia kujtojmë vetës vazhdimisht idealet tona dhe sakrificat e dëshmorëve”, ka thënë Kurti.

Ai u ka thënë delegatëve se VV-ja po sulmohet me luftë speciale e shpifje dhe se partive të tjera duhet t’u jepet mesazhi se do të kenë rezultate të mira në zgjedhje, vetëm kur të largojnë të korruptuarit nga mesi i tyre dhe të reformohen thellë. © KOHA.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net