Disidenti
Lajme

Vushtrriasi Adnan Ademi kërkon nga Qeveria t’ia mundësojë ta bëjë mbiemrin ‘Çaji’

0Shares

Adnan Ademi nga Vushtrria, i njohur në publik si ‘Adnan Çaji’ pas deklaratës së tij pak vjet më parë se i pi 70 çaja në ditë, ka kërkuar nga Qeveria t’ia mundësojë ta bëjë mbiemrin ‘Çaji’, njofton Klan Kosova.

Në një intervistë në “Ora 7” në Klan Kosova, Ademi tha se nuk është dëshirë e tij e madhe të ndryshojë mbiemrin pasi Ademi i pëlqen, por për shkak të popullit dhe fëmijëve që e identifikojnë si ‘Adnan Çaji’.

“Kisha pas qef të më ndihmoj Qeveria ta bëj mbiemrin Çaji’, tha ai.

“Gjithçka është për mua çaji. Ky më bëri ky që jam sot”, tha Ademi më tej.

Nëse nuk e dini, vushtrriasi punon me gjelbërim dhe zbukuron kopshte madje ai tregoi në emisionin e mëngjesit se ndihmon nevojtarët por nuk i bën publike.

“Qysh më ka ndihmuar mua dikush edhe unë tash i ndihmoj. Kushdo që ka nevojë mund të ma japë numrin e telefonit dhe gjithmonë jam i gatshë, çdo herë, pa marrë parasysh ku”, u shpreh Ademi.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net