Disidenti
Lajme

Vuçiq: Serbia nesër do t’i përgjigjet Kosovës dhe Malit të Zi, do të ketë pasoja

0Shares

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se Serbia nesër do t’i përgjigjet Kosovës dhe Malit të Zi, raporton KosovoOnline.

Ai tha në një tubimin parazgjedhor në Kikindë se të gjitha efektet e luftës në Ukrainë dhe gjithçka që po ndodh në Evropë dhe në botë do të diskutohen në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Prisni gjithçka, sot qeveria e Malit të Zi, e këtë nuk e ka bërë as qeveria e Gjukanoviqit, ndaloi votimin në Berane dhe në disa vende për zgjedhjet tona, qeveria e Albin Kurtit kërkoi të njohim pavarësinë e Kosovës për të organizuar votimin. Kurti do të marrë përgjigje, e dini çfarë përgjigjen do ta marrin, përgjigjen e njerëzve seriozë dhe të përgjegjshëm, por do të ketë pasoja të mëdha”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka paraqitur prognoza të këqija për vazhdimin e konfliktit në Ukrainë dhe ka vlerësuar se nuk përjashton konflikte shumë më të mëdha se sa vetëm konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Duhet të bëjmë çmos që njerëzit e papërgjegjshëm të mos na zhysin në diçka të tillë”, përfundoi ai.

Në Serbi nesër në ora 12 do të mbahet seanca e Këshillit për Siguri Kombëtare.

Autoritetet serbe kanë njoftuar se temat që do të diskutohen përfshijnë refuzimin e Albin Kurtit për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, si dhe kërcënimet me sanksione ndaj Serbisë.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net