Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Vuçiq: “Jam në dijeni” se Kurti u ka kërkuar amerikanëve raketa me rreze 10 km

Lajmin e dhënë në disa media pro-pushtetit në Serbi, se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takim të fshehtë me ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Prishtinë të enjten e 22 shtatorit, ku u ka kërkuar atyre edhe armë me rreze të gjatë veprimi, e ka komentuar edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

“E di se cila është e vërteta, jam në dijeni”, tha Vuçiç, duke iu referuar lajmit të mediumit serb Novosti.

“Njerëzit që nuk e kanë lexuar lajmin duhet ta dinë se çfarë thuhet – se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar artileri për rreze më të mëdha se 10 kilometra”, tha Vuçiç në intervistë për TV Pink.

Duke u thirrur në “burime diplomatike”, ky medium shkruan se ndër kërkesat e kreut të qeverisë së Kosovës, ka qenë edhe “përfshirja e raketave me rreze veprimi deri në 10 kilometra, në pakon e fundit të ndihmës ushtarake amerikane e prezantuar fillimisht nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken”.

Ndërkaq, “diplomatët perëndimorë i kanë garantuar Kurtit që këto çështje do t’i shtrojnë tek organet ushtarake dhe politike në Washington dhe në Londër”.

“Përfaqësuesi i Amerikës theksoi se kërkesa e Kosovës që ndër të tjera të përfshijë sistemin e mbrojtjes për bazat e reja në veri të Kosovës – në ndihmat ushtarake të destinuara për to – do të pranohet dhe se SHBA-të do t’i furnizojë me tre sisteme të tilla”.

Kërkesë tjetër, gjithnjë sipas mediumit serb, ishte edhe pajisja me koordinatat e pikave ku potencialisht janë të vendosur njësitë serbe.

“Në fund, Kurti kërkoi nga diplomatët e QUINT-it që forcat ndërkombëtare dhe strukturat e tyre të inteligjencës t’u dorëzojnë institucioneve në Prishtinë koordinatat e vendeve ku janë stacionuar forcat ushtarake dhe policore të Serbisë gjatë patrullimit të tyre ditorë, për të cilat përfaqësuesi i Britanisë së Madhe tha do t’ia përcjellë një kërkesë të tillë autoriteteve kompetente për miratim”.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net