Disidenti
Lajme

Vuçiq: “99 për qind e sigurimit tim ‘Kobra’ duan të shkojnë në Kosovë”

0Shares

Rreth 99 për qind e anëtarëve të njësitit ‘Kobra’ që ruan presidentin serb Aleksandar Vuçiq kërkuan të shkojnë në Kosovë.

Pas seancës së këshillit të sigurisë kombëtare, Vuçiq iu drejtua qytetarëve dhe tha se në “Kosovë kemi një luftë të vështirë të një populli për mbijetesë në vatrat e tij”.

Ai ka përsëritur se policia e Kosovës nuk ka të drejtë të jetë në veri të Kosovës, por duhet të jetë Drejtoria e Veriut.

Ai me këtë rast është mburrur se njësiti ‘Kobra’ që merret me sigurimin e tij, ka shprehur gatishmërinë për të shkuar në Kosovë.

“Kam qajtur. 99 për qind e sigurimit tim ‘Kobra’ duan të shkojnë në Kosovë”, ka deklaruar ai me mburrje.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net