E plotësuar: Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës është gjetur pa shenja jete një person.
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka bërë të ditur se policia ka pranuar informatën rreth orës 12:00 dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.
Borovci ka shtuar se mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit. /Telegrafi/
Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovës
Një rast vdekje e dyshimtë ka ndodhur sot në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.
Telegrafi mëson se një person është gjetur pa shenja jete dhe se i njëjti dyshohet të jetë vrarë.
Telegrafi ka provuar të marr informacione shtesë lidhur me rastin nga policia, por të njëjtit deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje. /Telegrafi/

