Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Vrasja në Pejë – viktima dhe dorasi ishin djem të axhës, krimi dyshohet se ndodhi për motive pronësore

Një person është vrarë pasditen e sotme në fshatin Novosellë të Pejës, shkruan Gazeta Sinjali.

Krimin e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Gazeta Sinjali nga burimet e saj mëson se viktima dhe dorasi ishin familjarë mes vete, më konkretisht djem të axhës.

Mësohet se viktima është Bashkim Brahimaj kurse i dyshuari Faton Brahimaj.

Siç mëson Sinjali, vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësore.

Rastin e vrasjes për Sinjalin e konfirmuan edhe nga policia rajonale në Pejë.

“Rreth orës 14 e 40 minuta policia është njoftu për një vrasje në fshatin Novosellë . Menjëherë policia ka arritur në vendin e ngjarjes. Me të arritur aty ka hasur në një person të shtrirë. Është njoftu emergjenca, ka dalë në vend të ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatu vdekjen. I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet. Në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante po ashtu edhe prokurori i shtetit. Nuk dihet ende për motivet, këtë do ta tregojnë hetimet”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Fadil Gashi.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net