Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Vrasja në Klinë: Momenti kur i dyshuari me armë në dorë largohet

Në orët e pasdites në qytetin e Klinës një person është qëlluar me armë zjarri.

Viktima është Anton Prela.

Në media ka dalë edhe video kur i dyshuari për këtë vrasje, shihet duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Mjeku kujdestar Rifat Dreshaj në Spitalin e Pejës për lajminet konfirmon rastin dhe thotë se “viktima ka mbërritur pa shenja jete në spital”.

Po ashtu mësohet se viktima ishte rreth 50 vjeçar.

Gjithashtu mësohet se viktima kishte disa plagë në trup.

“Rreth orës 16:40 policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”, thanë nga Policia. Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë.I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, thanë tutje nga Policia.

 

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net