Mbrëmë u raportua për një vrasje në Klinë.
Policia u mor me rastin dhe e kapi të dyshuarin.
Në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur një mal me armë dhe para.
Raporti i plotë i Policisë:
Arrestohet një (1) person i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”
Pejë, 16 prill 2021
Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë ne Pejë, gjithashtu prokurori i shtetit dhe Gjyqtari i procedurës paraprake, nga Gjykata themelore ne Pejë, me urdhër të gjyqtarit janë kontrolluar/bastisur katër (4) lokacione (shtëpi), në tri (3) nga to nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme, ndërsa në shtëpinë e te dyshuarit:
• A.N. lindur me 1967,
Janë gjetur dhe sekuestruar, tetë (8) armë të llojeve të ndryshme, karikator dhe municion.
Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore (IML) për obduksion.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48- orësh.