Disidenti
Shije

Vodka Pineapple; miksi ideal për t’premtet n’shpi

0Shares

E ka njeri nganjiherë nji fazë ku priton me dal vikendeve. Javët shpesh po janë t’stërngarkume me angazhime prej ma t’ndryshmeve edhe nime kur po bahet e premte, menzi po pret me pushu n’shtëpi. As nejat e as restoranet, sado t’pëlqyshme që janë, kaniherë s’po kryjnë punë e besa edhe po bahen t’tepërta e veç shtëpija po i del haku.

N’mos e paqe bo njet me dal sot, por po preferon me kalu kohë brenda mureve super-t’rehatshme t’shtëpisë tande, por edhe je n’disponim me e trajtu vehten mirë – Vodka Pineapple asht “treat-i” ma i mirë i fundjavës. Biles. nëse ke kand me e ftu me t’ba shoqni, t’del edhe ma mirë. Edhe po – e dijmë që mbase nuk ke ni për këtë mix qaq, ama ne jemi bash këtu për me t’njoftu me shije t’reja.

PËRBËRËSIT:

PËRBËRËSIT PËR VODKA PINEAPPLE, FOTO: SUGARANDCHARM.COM

Zgjedhe Vodkën që ty t’pëlqen, merr lang ananasi qoftë t’blerë n’tetrapak, apo edhe langun e ananasit t’konservum – që t’dy opsionet janë n’rregull. Nëse përdorë ananast’konservum për langun e ananasit, mos e kompliko me pre ananas t’freskët, por nëse i preferon frutat e freskëta, shlirë shfrytëzoji. Kurse shaker-in nëse nuk e ki, mundesh mixin n’gotë me përzi pa merak. Edhe rrëmojcat dekoruse n’t’paqin qëllu përdori, qe jo – mos u ba merak! Poashtu, mos harro akull me siguru paraprakisht.

HAPI 1:

Mbasi ta kesh zgjedhë gotën për servim. Vendosi 3 kubëza akulli n’gotë e leje me u ftohë pak gotën.

HAPI 2:

HAPI 2 – VODKA PINEAPPLE, FOTO: SUGARANDCHARM.COM

Nëse ke shaker, përziji 20 ml vodkë me 40 ml lang ananasi mirë e mandej servo n’gotë. Nëse nu ke shaker, shto 20 ml vodkë brenda gotës, përzije me lugë a shtagë e sipër vendos 40 ml lang ananasi. Sigurohu me e përzi mirë pijen.

HAPI 3:

HAPI 3 – VODKA PINEAPPLE, FOTO: SEEDEDATTHETABLE.COM

Nëse prej fillimit opsion e ke pasë me shfrytëzu edhe nji ananas t’freskët, sigurohu me ja largu lëvozhgat e me pre n’copa mesatarisht t’medhaja. Vendosi 2 copa n’rrëmojsat dekorative (nëse ke).

HAPI 4:

HAPI 4 – VODKA PINEAPPLE, FOTO: SUGARANDCHARM.COM

Vendosi ananasat n’rrëmojsat dekoruse sipër gotës. Nëse nuk ke rrëmojsa, preje ananasin pak e vendose n’qosh t’gotës edhe e ke t’gatshme për me pi.

DISA KËSHILLA / SYGJERIME:

N’rast se preferon pak ma acidik me pas’ koktellin, lirish shtrydhe pak limon apo limetë sipër. Poashtu, mundesh me e ly rrethin e gotës me pak sheqer, ose me dekoru gotën edhe me fruta t’tjera përveç ananasit, sikurse n’foton e maposhtme:

VODKA PINEAPPLE, FOTO: EVERYDAYDISHES.COM

E për fund, mos harro që vet asht mirë me pi, po me pasë dikand që t’ban shoqni asht dyfish kënaqësi. Pra, mos prito po thirre shokun, shoqen a kando që e ki prej qejfi, e bajeni nejën e t’premtës bashk n’shtëpi.

Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagramhttps://www.instagram.com/gurmaneria/