Disidenti
Lajme

Vlora Çitaku i pyet gazetarët me shaka “a mujtët me ardhë rrugëve njëkahëshe”

0Shares

Nënkryetarët e PDK-së, Vlora Çitaku e Uran Ismaili mbajtën një konferencë për media lidhur me skandalin financiar në të cilin është përmendur ambasadori Martin Berishaj për të cilin kërkuan që të shkarkohet nga kryeministri Kurti e Presidentja Osmani

Në fund të konferencës nënkryetarja i pyeti gazetarët me shaka se a e patën të vështirë të arrijnë në zyret e PDK-së pasi kryetari i Prishtinës Përparim Rama unazën kryesore të kryeqytetit e ka shndërruar në rrugë një kahëshe për fundjavë raporton Gazeta Express.

“A mujtët me ardhë rrugëve njëkahëshe”, i pyeti gazetarët nënkryetarja Çitaku duke buzëqeshur.

Prej mëngjesit të sotëm ka filluar testimi i Komunës së Prishtinës që unazën qendrore të kryeqytetit ta kthejë në një qarkore njëkahëshe. I njëjti testim do të vazhdojë për 48 orë. Mirëpo, kjo situatë ka shkaktuar kolona të gjata të makinave.

Drejtuesit e mjeteve, të cilët ishin bllokuar në qyteti për shkak të kolonave, nuk e kanë pritur mirë këtë vendim. Ata nuk e shohin si zgjidhje për të lehtësuar trafikun e rënduar të kryeqytetit, duke thënë se kështu duket sikur bllokohet edhe më shumë.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net