Disidenti
Shëndetësi

Vlerat mahnitëse të dredhëzave

0Shares

Dredhëzat janë veçanërisht të pasura me antioksidantë, përbërës kimikë që ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Një filxhan me dredhëza të prera në feta përmban vetëm 46 kal. kundrejt vlerave të larta ushqyese.

Nga kjo sasi dredhëzash ne përftojmë 85 mg vitamin C, 23 mg kalcium, 19 mg magnez, 35 mg fosfor, 220 mg potassium, 10 mcg Beta-karotinë dhe shumë Vitaminë B.

Dredhëzat janë veçanërisht të pasura me antioksidantë, përbërës kimikë që ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, disa kancereve dhe sëmundjeve të ndryshme kronike.

Flavonoidët janë përbërësit kryesorë fenolikë të pranishëm te dredhëzat. Ata u japin ngjyrë të kuqe dhe janë ndër përbërësit kryesorë që ndikojnë më shumë nëpërmjet vlerave të tyre antioksidante. Si flavonoidë mund të përmenden antocianinët, të cilët mendohet se kanë efekte mbrojtëse ndaj qelizave të këqija si dhe pengojnë zhvillimin e qelizave kanceroze të zorrës së trashë, prostatit dhe kavitetit të gojës, transmeton “Living”.

Dredhëzat janë të pasura me acid elagjik, i njohur për karakteristikat e tij antimikrobike dhe antivirale.

Reçeli i dredhëzave nuk e humbet vlerën e antioksidantëve. Gatimi shkakton një pakësim të vogël të antioksidantëve, por këta të fundit janë ende të pranishëm në reçel. Sasia e antioksidantëve është pothuajse e njëjtë në reçelin me dredhëza dhe dredhëzat e freskëta.

Arti Fruit prezanton “Aroninë” në Panairin Ndërkombëtar në Prishtinë

Disidenti

Pse nuk duhet të porosisni asnjëherë ujë me limon në lokal

Disidenti.net

I keni gjithmonë duart e ftohta? Këto mund të jenë shenja të një sëmundje serioze

Disidenti.net