Disidenti
Lajme

Vjosa Osmani për BBC: Serbia udhëhiqet nga ish-ministri i Millosheviqit

0Shares

Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë sot për BBC-në. Ndër të tjera, Osmani ka thënë se drejtësia nuk do të vendoset derisa Serbia ta vendosë drejtësinë për kriminelët serbë që kanë kryer krime në Kosovë.

“Drejtësia nuk do të vendoset derisa Serbia ta vendosë drejtësinë për kriminelët serbë që kanë kryer krime, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin kundër popullit të Kosovës dhe kjo është e vërteta që nuk mund ta mohojë askush, sepse ka ndodhur para syve të tërë botës.

E tërë bota i pa krimet e kryera nga Serbia. Pra, drejtësia do të vendoset vetëm kur Serbia të pendohet, të kërkojë falje dhe të sigurohet që ata që i kanë kryer ato krime të vendosen para drejtësisë.

Më lejoni të përmend se Serbia sot udhëhiqet nga njëri prej ish-ministrave të Millosheviqit dhe fatkeqësisht ata ende mohojnë”, tha Osmani.

Avokati Halilaj, ka një mesazh për familjen e heroit Bunjaku: Mos i pranoni për ngushëllim ata që e mbajtën në zyrë Milan Radoiçiqin

Disidenti.net

Avokati Asdren Hoxha tensionohet kur pyetet se a është mbrojtës i të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë

Disidenti.net

Historiani shqiptar: Banjska e Mitrovicës ishte vendbanim shqiptar

Disidenti.net
Disidenti

Vjosa Osmani për BBC: Serbia udhëhiqet nga ish-ministri i Millosheviqit