Disidenti
Lajme

Presidentja Osmani qan pas homazheve te varri i Fehmi Aganit: Ishte krah i djathtë i ish-presidentit Rugova

0Shares
Presidentja Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe të varri i veprimtarit, Fehmi Agani në 22-vjetorin e vrasjes së tij.

Osmani ka folur shkurtimisht për media.

Ajo tha se Agani ishte krahu i djathtë i ish-presidentit Ibrahim Rugova, teksa e vlerësoi lartë figurën e tij.

“Sot në këtë 6 maj në 22 vjetorin e vrasjes makabre të akademik Fehmi Aganit të njeriut i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në vendosjen e bazamentit të Kosovës së bashku me kryeministrin dhe familjarët bëmë nderime të varri i tij për ta kujtuar në radhë të parë shpirtin e tij liridashës, por edhe liridashësin që nuk reshti kurrë duke punuar”, shtoi presidentja, duke thënë se edhe sot kërkohet drejtësi.

Ishte njeri që gjithmonë dinte t’i bënte të gjithë bashkë në kohët më sfiduese, mbi të gjitha punoi që sakrifica e popullit të Kosovës për liri të dëgjohej në gjithë botën”, tha Osmani./GazetaExpress/

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net