Disidenti
Lajme

Vjen reagimi i Meliza Haradinajt pas vendimit të PZAP-së për rinumërim të votave me kusht të AAK-së

0Shares

Paneli Zgjedhor për Parashtresa dhe Ankesa ka marrë vendim që të rinumërohen fletëvotimet me kusht në të gjitha komunat  si dhe fletëvotimet nga diaspora për kandidatët e AAK-së.

E për këtë lajm, ka reaguar deputetja, Meliza Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e saj në facebook,

“Duartrokas vendimin e PZAP-it, për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve me kusht në të gjitha komunat, dhe nga diaspora, për kandidatet e AAK-së. Le të zbardhet njëherë e mirë vullneti qytetar”, ka shkruar ajo.
Sipas Haradinajt një gjë e tillë do të zbardhë të vërteten e videos të incizuara të cilat u publikuan disa ditë me parë.

“Ky rinumërim është një hap përpara zbardhjes së incizimit të inskenuar që pretendon përfshirjen e bashkëshortit tim në vjedhjen e votave! Përseris, me bindje të plotë që as UNË, as BASHKËSHORTI, e ASNJË familjar e bashkëpunëtor i imi NUK është përfshirë në asnjë nga pretendimet publike që u bënë e po vazhdojnë të bëhen nga pseudo-portale të caktuara sipas porosive të caktuara, dhe t’i jepet fund shpifjeve, fyerjeve, dhe shantazheve në adresë timen dhe të familjes sime”,

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net