Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Vitia paralajmëron dozën e tretë të vaksinave anti-COVID në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar se në Kosovë mund të nisë procedura për dozën e tretë të vaksinës anti-COVID.

Duke thënë se ende s’është qartësuar nëse do të jetë e nevojshme edhe kjo dozë, Vitia në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, e ka quajtur serioze dhe të ndjeshme situatën aktuale me COVID-19.

Ai ka bërë thirrje për vaksinim urgjent të qytetarëve. Ka thënë se kjo është rruga e vetme për të luftuar virusin.

“Ky virus do të na shoqërojë edhe për një kohë të gjatë. Kemi parë se përkundër vaksinimit masiv në disa vende, efekti i mbrojtjes është diku 7-8 muaj edhe pse s’ka studime të qëndrueshme në këtë drejtim. Andaj ne jemi bërë gati për të negociuar e siguruar edhe dozën e tretë që ta kemi në kohë të gatshme, nëse paraqitet nevoja”, ka deklaruar ai duke shtuar se padyshim që pandemia do të ketë valë të reja.

Duke iu përgjigjur kritikave nga stafi shëndetësor për shtesat prej 10 për qind mbi pagën bruto për tre muajt e ardhshëm, Vitia ka thënë se “të gjithë jemi në dijeni se pagat e stafit shëndetësor s’janë të dinjitetshme”.

Ai ka thënë se kjo çështje kërkon “adresim sa më të shpejtë”, duke premtuar se pagat do të rregullohen “së shpejti” me Ligjin për Paga në sektorin publik.

Në Kosovë deri tash janë administruar mbi 806 mijë doza të vaksinave anti-COVID. Në vend jepen vetëm vaksinat “AstraZeneca” dhe “Pfizer”. Rreth 270 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net