Disidenti
Lajme

Vitia: Lajmi për vaksina i pavërtetë dhe i dëmshëm, ftoj prokurorinë të mbrojë interesin qytetar

0Shares

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë që lajmi i publikuar nga një medium se qeveria e ka refuzuar kontratën me BionTech për sigurimin e vaksinave ëhstë i rrejshëm dhe i pavërtetë.

“Më lejoni të jem shumë i shkurtë. Lajmi i publikuar në gazetën Insajderi është i pavërtetë, i dëmshëm dhe dashakeq”, ka thënë Vitia në konferencë për media.

“Është i pavërtetë sepse ata që janë siguruar me kinse informacione zyrtare janë krejtësisht të pasakta”.

“Ne nuk mund të flasim për progresin që kemi bërë për vaksina sepse kjo çështje është strikt konfidenciale”.

Vitia ftoi Prokurorinë e shtetit që ta mbrojë interesin publik dhe atë të qytetarëve, pasi e konsideroi se ky lajm i rremë e ka rrezikuar shëndetin e qytetarëve.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net