Vitia i tha Zemajt se ka qeverisuar 10 muaj, por dëmin që e ka shkaktuar është si për 10 vite.
“Është shqetësuese gjithë ato kundërthënie në fjalim që i patët z.Zemaj. Folët për specializime, gjëja me e lehtë është të nënshkruhen 1.400-2000 specializime.Në kohë pandemie të merren 1.400 punëtorë -ushtarë të kësaj pandemie nga vendet ku punojnë edhe merren direkt me pacientët në terren, ku nuk kanë çfarë të bëjnë se nuk kanë mentorë të mjaftueshëm e nuk e marrin as dijen e duhur -është një dëm që nuk mund të riparohet…Nuk po mundem me besu që dikush që ka qenë në MSH të vije në një konstatim të pabazuar.Ju kuptoj në petkun e opozitarit, çdo kritikë tuajen do ta marrë me seriozitet dhe çdo ofendim me shumë sporitivitet”, tha Vitia ndër të tjera në Kuvend, tranbsmeton Gazeta Express.
“Po pse në kohë pandemie e keni përgjysmuar buxhetiun nëpër komuna…Pse keni thënë se do të ndërtoni spitalin e Podujevës pa pasur asnjë cent…Keni larguar komplet mjekët nga fronti dhe keni sjellë në koridore të QKUK-së, pa pasur askush t’i mësojë…çka ju dasht një qendër e mjekësisë në Strellc në vendlindjen e juaj, a ta ndërtojë edhe unë në Marec dhe të shkojë në këtë logjikë”, tha ai ndër të tjera.