Qytetarët e Kosovës kanë filluar shakatë me vendimin e Qeverisë për efektin e masave kufizuse dhe turizimin e kosovarëve në Shqipëri.
Në rrjetet sociale, po i kërkohet Shqipërisë ta shpallin Arben Vitinë “Hero”, pasi me vendimet e tij ia mundësojë shtetit shqiptar ta mbush buxhetin me vizitat e kosovarëtve në vikend.
Njëri nga qytetarët në formë satire kishte shkruar ” Mshel knej e qel anej”.
Shumë qytetarë po e vlerësojnë dhe të pakuptimtë mbylljen e vendit derisa lejohet hyrja dhe dalja e qytetarëve nga kufiri.
Expertët e ekonomisë po e konsiderojnë si humbje në ekonominë e Kosovës këtë mbyllje, sidomos të Gastronomisë, e poashtu exporti i parave të qytetarëve kosovarë në drejtime të shteteve tjera të rajonit do të ketë ndikime negative.