Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Viktima në Prishtinë është vëllau i anëtarit të lartë të PDK-së, biznesmen i njohur

Rreth orës 12:00 është gjetur pa shenja jete një person në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i PK për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është Nazmi Grabovci, vëllau i Valon Grabovcit, kandidatit për deputetë të PDK-së në zgjedhjet e fundit.

I ndjeri ishte pronar i kompanisë së njohur International Trafic Kosova (ITK).

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 50 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit“, ka thënë Borovci.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net