Disidenti
Sport

VIDEO/ 15-vjeçari me gol fantastik shpëtoj ekipin e Phoenix nga humbja

0Shares

Phoenixi në duelin me Vëllaznimin në “Demush Mavraj”, ka barazuar me shifrat 1:1. Ekipi nga Istogu ishte në disavantazh gjatë pjesës së parë, por nga humbja i evitoi futbollisti 15-vjeçar, Larson Ferati.

Ferati në pjesën e dytë gjeti golin, duke shpëtuar ekipin e tij nga humbja. Sulmuesi në minutën e 90-t me një goditje të fuqishme zhagasi e dërgoj topin në rrjetë. Ndërkaq golin për gjakovarët e ka realizuar Gentrit Ulluri.

Ky gol për Larson Feratin është i treti në Ligën e Parë, duke shënuar një sukses të mirë në elitën e futbollit kosovarë. Phoenix dhe Vëllaznimi ndajnë vendin katërt dhe pestë me nga 32 pikë.

Shkëlqimi i munguar te Liverpool: Wirtz tregon ‘sekretin’ që i zbuloi Arne Slot

Disidenti

Këto janë përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

Disidenti

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net