Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar edhe një video të radhës, por duket se këtë herë e ka me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në videon e radhës ka publikuar disa deklarata të zyrtarëve të LDK-së.

“Ata vazhdimisht deklarojnë se Qeveria e LV është kundër çdo mase që është në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve ndërkohë që votojnë kundër marrëveshjes ndërkombëtare për reformë në skemat sociale, nuk qëndrojnë as në sallë kur votohet për ligjin që cakton çmimet tavan të produkteve bazë, dhe të njëjtin ligj për ta bllokuar e dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese.”