Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Vendet e QUINT-it për mos lejimin e zgjedhjeve të Serbisë: Jemi të zhgënjyer me Qeverinë

Vendet e QUINT-it kanë reaguar sot lidhur me refuzimin e  Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, duke thënë se Kosova është ajo që vendos. Por, thonë se janë të zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga QUINT-i.

Kështu thuhet në deklaratën e përbashkët të vendeve të QUINT-it, gjegjësisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë.

“Ndonëse e vlerësojmë disponueshmërinë e Serbisë për të gjetur një zgjidhje, me zhgënjim të madh marrim parasysh vendimin e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga Kuinti. Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës dështoi të demonstrojë përkushtimin e saj ndaj parimit të mbrojtjes së të drejtave civile dhe politike të të gjithë qytetarëve të saj, përfshirë edhe pjesëtarët e grupeve minoritare”, thuhet në komunikatë.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net