Disidenti
Lajme

Vendet e Ballkanit Perëndimor nga korriku pa tarifa për roaming

0Shares

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës (ARKEP) ka njoftuar se nga data 1 korrik 2021, qytetarët e Kosovës, gjatë qëndrimit në njërin nga vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk do të paguajnë asnjë shtesë për shërbimet e rregulluara të roamingut në kuadër të telekomunikimit.

Kjo do të ndodhë në bazë të një marrëveshjeje për roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë).

Faza e parë e zbatimit të marrëveshjes ka filluar në vitin 2019, ku ka pasur një ulje të çmimeve deri në 80 për qind, kurse faza e dytë, apo eliminimi i tërësishëm i tarifave, është paralajmëruar se do të zbatohet me 1 korrik 2021.

Tarifa e roamingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e përdorin në një shtet tjetër, nga një qendër e operatorit të telefonisë mobile.

ARKEP: Shpejt përmbyllet legjislacioni i nevojshëm për fillimin e zbatimit të fazës së dytë

Zyrtarë të ARKEP-it kanë thënë për Radion Evropa e Lirë, se “nuk ka shtyrje të afateve të parapara për zbatimin e marrëveshjes së romingut”, kështu që ajo pritet të fillojë të zbatohet në afatin e caktuar.

“Më 14 shkurt 2021 ka përfunduar konsultimi publik i draft -rregullores për zbatimin e politikës së drejtë dhe për metodologjinë e vlerësimit të qëndrueshmërisë së heqjes së tarifave të roamingut me pakicë për marrëveshjen e romingut në mes shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kjo rregullore pritet të miratohet së shpejti, me çka do të përmbyllet legjislacioni i nevojshëm për fillimin e zbatimit të fazës së dytë, respektivisht heqjen e tarifave të romingut nga data 1 Korrik 2021” thuhet në përgjigjjen e këtij institucioni.

Heqjen e tarifave të telekomunikimit për vendet e Ballkanit Perëndimor e ka kërkuar Bashkimi Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.

Në muajin prill të 2018 në Samitin e parë Digjital të mbajtur në Shkup, ishte paralajmëruar ulja e çmimeve të romingut mes vendeve të Ballkanit.

Zbatimi i kërkesës është ndarë më pas në dy faza, faza e parë në vitin 2019 dhe faza e dytë më 2021.

Lluka: Faza e parë e marrëveshjes është zbatuar me sukses

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, ka thënë në një postim në rrjetin social Facebook më 23 shkurt të këtij viti, se “nga 1 korriku 2021 tarifa roaming në Ballkan do të jetë zero”.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net