Smajl Çekaj është vëllai e komandantit dëshmor, Sali Çekajt. Ai ka rënë pre e një sulmi kibernetik, pasi dikush i ka vjedhur llogarinë në Facebook. Madje, i ka shkruar disa personave të afërt, duke i thënë se është i shtruar në spital për shkak të Covid-19 dhe i duhen para.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Çekaj ka treguar si ndodhi e gjithë ngjarja dhe se ka bërë një denoncim në polici.