Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Vdes 27-vjeçari që u plagos mbrëmë në Klinë

27-vjeçari që u plagos mbrëmë në Klinë ka vdekur, meqenëse s’ka mundur t’iu përballojë plagëve të marra, raporton Express.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 02:15, ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra, personi që është plagosur mbrëmë. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Rugova.

Express merr vesh se viktima është i moshës 27-vjeçare dhe nga fshati Gllarevë. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmë se ka arrestuar një person të dyshuar.

“Sonte rreth orës 21:00 ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë. Lidhur me këtë rast, është plagosur një person, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, për trajtim të mëtutjeshëm. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë mbrëmë Rugova./Express/

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net