Për herë të dytë brenda 11 muajve të fundit, Dafina Gexha-Bunjaku është “shpërblyer” me një pozitë nga Albin Kurti, kryeministri i Kosovës.
Pasi në prill të vitit të kaluar ishte emëruar anëtare e bordit të përkohshëm të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV), Gexha-Bunjaku është emëruar sot zëvendësministre e Shëndetësisë në qeverinë Kurti II.
Gexha-Bunjaku, e cila prej vitesh punon në Institutin e Shëndetësisë Publike, është bashkëshortja e Fatban Bunjakut, një funksionari të Lëvizjes Vetëvendosje. Bunjaku ka mbajtur disa funksione brenda LVV-së së Albin Kurtit. Aktualisht shërben si sekretar i një nënkomiteti të partisë.
Fatban Bunjaku, sikurse bashkëshortja e tij, gjatë mandatit të parë të qeverisë Kurti, ishte emëruar këshilltar politik në Ministrinë e Tregtisë.