Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme Showbizi

Vali Corleone sërish në telashe, kësaj here përfundon në paraburgim për dhunë ndaj partneres së tij

Personazhi kontravers nga Gjilani, Princvalentino Corleone, shumë shpesh di të bëhet kryefjalë e mediave për ndodhitë në jetën e tij. Në shumë raste ai ka përfunduar në stacion policor, herë si i dyshuar e herë si viktimë.

Njëjtë ndodhi edhe së fundi, pasi u denoncua nga partnerja e tij për dhunë në familje, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë, Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar Corleones masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri gjatë muajit mars, në kohë të papërcaktuar, në shtëpinë e përbashkët familjare, ka ushtruar dhunë psikike, fizike dhe ekonomike ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, A. C., ashtu që nën ndikimin e substancave narkotike, e humb kontrollin dhe të dëmtuarën e godet me shuplakë, gjithashtu vazhdimisht i bërtet me tonë të lartë të zërit, ku tek e dëmtuara shkakton trauma dhe ka cenuar rëndë dinjitetin e të dëmtuarës, duke shkaktuar frikë, ankth, pasiguri dhe shqetësim permanent emocional”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Nesër i jepet lamtumira e fundit vëllait të Gjestit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti