Tri rundet e para të duelit mes ukrainasit Oleksandr Usyk dhe britanikut Anthony Joshua ishin mjaft të forta.
Meçi për titujt e botës në peshën e rëndë në boksin profesionist po zhvillohet në Jeddah të Arabisë Saudite. Është duel i vlefshëm për titujt WBA, IBF, WBO dhe IBO.
Joshua po e mban mesin e ringut, ndërsa po bazohet në goditjet e fuqishme, derisa Usyk po vazhdon të lëvizë siç bëri në meçin e parë në Londër, kur e mposhti Joshuan me pikë.
Në pushim pas rundit të tretë, tabori i Joshuas i tha se i ka fituar të tri rundet.
[the_ad id='11273']

