Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

“Unë po t’i jap ty bananet, ti s’po mi jep mollat”, Shala ia shpjegon çuditshëm marrëveshjen Matoshit

Gazetari dhe analisti i njohur Halil Matoshi dhe analisti relativisht i njohur Krenar Shala janë përplasur për çështjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi gjatë një debati në emisionin “Politiko” në Kanal 10.

Shala i ndërhyri Matoshit me një shembull që përfshinte shumë kilogramë të mollëve dhe bananeve.

Kjo gjë e ka nervozuar Matoshin, duke i thënë se ka mungesë të përgatitjes për këtë temë.

“Unë e ti po e bëjmë një marrëveshje, edhe ti ke me mi dhanë mu 50 kilogramë molla unë ty 40 kilogramë banane. Unë po ti dho ty 40 kilogramë banane, ti s’po mi jep mollat”, tha Shala.

“Kjo është biznes nuk është marrëveshje”, u kundërpërgjigj Matoshi

“Po kjo po ndodh mes Kosovës dhe Serbisë”, pohoi Gashi.

“Ne po flasim për marrëveshje politike për të cilën ti po je pak i përgatitur për të folur dhe po e kthen të mollët e të dardhat”, tha Matoshi.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net