Disidenti
Botë

Ukraina u drejtohet qytetarëve të botës: Ejani ta mposhtim Putinin si dikur Hitlerin

0Shares

Autoritet zyrtare të Kievit kanë deklaruar se po krijojnë një legjion “ndërkombëtar” për të huajt që dëshirojnë të dalin vullnetarë në mbështetje të Ukrainës.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka ftuar qytetarët e botës që ta mposhtin Putinin, si dikur Hitlerin.

Në një adresim plublik, ai ka deklaron “Të huajt që dëshirojnë të mbrojnë Ukrainën dhe rendin botëror si pjesë e Legjionit Ndërkombëtar të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, ju ftoj të kontaktoni me misionet e huaja diplomatike të Ukrainës në vendet tuaja përkatëse. Së bashku e mundëm Hitlerin dhe do ta mposhtim edhe Putinin”, transmeton Express.

Gazeta Express raportoi mëngjesin e sotëm se kërkesë sikur të ministrit të Jashtëm ka edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ai ka ftuar qytetarët e huaj anembanë botës që të bashkohen në luftën kundër Rusisë.

Në një deklaratë në uebsajtin presidencial thuhet: “Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy u drejtohet të gjithë qytetarëve të botës, miqve të Ukrainës, paqes dhe demokracisë, kushdo që dëshiron të bashkohet në mbrojtjen e Ukrainës, Evropës dhe botës mund të vijë dhe të luftojë krah për krah me ukrainasit kundër kriminelëve rusë të luftës.” /Gazeta Express/

Atentati ndaj Trumpit, jep dorëheqje shefja e Shërbimit Sekret në ShBA

Disidenti.net

LAJMI I FUNDIT: Joe Biden tërhiqet nga gara për President

Disidenti.net

Arabia Saudite depoziton 5 miliard dollarë në bankën qendrore turke

Disidenti.net