Pavarësisht zërave kundërshtues që kishte brenda LDK’së, sa i përket kuorumit për zgjedhjen e presidentit, kjo parti sot doli me një qëndrimi zyrtar ku kryetari i LDK, z.Lumir Abdixhiku tha se do të marrin pjesë në votimin e Presidentit.
E ndaj këtij vendimi ka reaguar ish deputeti i LDK’së Xhavit Ukaj i cili i tha Periskopit, se nuk beson që do të qëndrojn të gjithë deputet në sallë pavarësisht vendimit.
Ai tha se po të ishte deputet i kësaj legjislature, nuk do të qëndronte në sallë.
Sipas tij “znj.Osmani nuk e meriton me ia bë kuorumin LDK’ja”
Ukaj thekson se në atë parti njeh disa burrë që siç thotë ai nuk do të qëndrojnë në sallë
“Sipas meje znj.Osmani nuk e meriton me ia bë kuorumin LDK’ja. Unë i njoh bash do burra aty, duke u nisur nga z.Agim Veliu, që besoj që z.Veliu është njeriu më i vendosur, edhe Driton Selmanaj edhe Avdullah Hoti, mirëpo sipas informatave që mora, grupi paska me dalë me një qëndrim por unë nuk e besoj që të gjithë kanë me qëndru në sallë”, tha Xhavit Ukaj për Periskopin