Disidenti
Lajme

Ujku mbyt 12 dele në një fermë në Strellc

0Shares
Është sulmuar mbrëmë nga ujqit, kopeja e deleve të fermerit Ramë Mujaj nga Strellci i Epërm. Sipas tij, ujku ka mbytur së paku 12 dele.“Është hera e parë që sulmohet në masë kaq të madhe kopeja e deleve në këto anë, është edhe trishtueshëm”, ka treguar pronari i kësaj fermeje.

Ai dyshon se nuk ka qenë vetëm një ujk që mbyti delet.

Drejtori e Bujqësisë bashkë më inspektorin komunal kanë dalë sot në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se kjo kope është sulmuar nga ujku.

Mujaj ka tërhequr vërejtjen fermerëve tjerë që të kenë kujdes me kafshët që kullosin sepse ujku tashmë e ka të njohur ketë terren dhe mund t’i sulmojë edhe kopetë tjera që ka ky fshat.

 

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net