Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

U zbulua sa pagoi shteti për të arrestuarit e Hagës, reagon Haziri: Po paguajmë mbrojtjen e vrasësve të Kolonel Krasniqit, Xhemajl Musfatës…

Xhemajl Mustafa, foto ilustrim nga “Bota sot”
Kosova ka paguar për gjashtë muaj rreth 1.6 milionë euro për mbrojtjen e krerëve të UÇK’së në Hagë. Të dhënat për pagesën e mbrojtjes së tyre deri më tani konsideroheshin si konfidenciale, por ndalesa e deritanishme ishte konsideruar si kundërkushtetuese dhe kundërligjore.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe analisti politik, Nexhat Haziri, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se me taksat tona, do të paguajmë në vazhdimësi mbrojtjen e vrasësve të Kol. Ahmet Krasniqit, Bejadin Allaqit, Ismail Berbatovcit, Enver Malokut, Ismet Rrahmanit, Komandant Drinit, Haki Imerit, Xhemajl Musfatës, Shaban Manajt, Smajl Hajdarajt, etj.

Ja shkrimi i tij:

Drejtësi në i thënçin kësaj!

Kosova ka paguar për gjashtë muaj rreth 1.6 milionë euro për mbrojtjen e krerëve të UÇK’së në Hagë. Republika do të paguaj edhe për të tjerët që pritet të “verojnë” këtë vit në Hagë, “pushime” këto që mund t’iu zgjasin me vite

Do të thotë me taksat tona, do të paguajmë në vazhdimësi mbrojtjen e vrasësve të Kol. Ahmet Krasniqit, Bejadin Allaqit, Ismail Berbatovcit, Enver Malokut, Ismet Rrahmanit, Komandant Drinit, Haki Imerit, Xhemajl Musfatës, Shaban Manajt, Smajl Hajdarajt, etj.

Kjo nuk është veç ndërhyrje në drejtësi, por një shoqëri që përligjë vrasjet politike brenda llojit të vet. (n.h)

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net