Disidenti
Lajme

U tha se Kurti e refuzoi, ndërsa Vuçiq e pranoi – publikohet propozimi i BE-së në takimin e djeshëm

0Shares

Takimi i tetë në kuadër të procesit të dialogut mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e përfaqësuesve evropianë, Josep Borrell e Miroslav Lajçak, u mbyll pa rezultate.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Borrell, tha se kryeministri Kurti, nuk ka qenë i gatshëm të ecë përpara, për dallim prej presidentit Vuçiq, për të cilin pohoi se e ka pranuar propozimin e tyre për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

Dokumenti në fjalë tashmë është bërë publik dhe aty shihet se janë disa pika, përfshirë krijimin e instrumentit të vetëmenaxhimit për serbët, njohjen e dokumenteve të ndërsjella dhe simboleve kombëtare, shpërbërjen e strukturave të administruara nga Serbia në Kosovë, e të tjera.

I detajuar se si duhet të vazhdohet përpara, dokumenti ka të renditura nenet dhe shpjegimin se si parashihet implementimi.

Sipas dokumentit,  zbatimi do të niste me “Hapjen e procesit negociues për Statutin e instrumenteve për vetëmenaxhim të serbëve në Kosovë“, që nënkupton Asociacionin e Komunave.

Po ashtu, paralelisht Serbia nuk do të insistonte më në përdorimin e asteriskut dhe fusnotës apo pjesëmarrjen e UNMIK-ut në forumet rajonale.

Pika tjetër ka të bëjë për përmbylljen e negociatave për “Statutin e instrumenteve të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës”.

Sipas propozimit të BE-së, hap i radhës, do të ishte që palët të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të njëra-tjetrës dhe do të përmbaheshin nga çdo formë e dhunës, apo nxitjes së dhunës.

” alt=”” aria-hidden=”true” />

Diplomati Borrell tha dje për media se Kurti ka këmbëngulur që të formalizohet fillimisht njohja de-facto e Kosovës nga shteti i Serbisë, ndërsa Serbia kërkoi themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, ka pasur përpjekje të mëdha, por nuk ka qenë e mundur të tejkalohen dallimet.

“Jemi përpjekur shumë, por, për fat të keq, sot nuk ka qenë e mundur të tejkalohen dallimet”, tha Borrell, duke shtuar se Vuçiq e ka pranuar propozimin e BE-së.

“Ky ka qenë kompromisi më i mirë që kemi mundur të ofrojmë”, tha Borrell dhe vuri në dukje se ai mbështetet edhe nga partnerët amerikanë.

Kryediplomati evropian tha, po ashtu, se situata në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – nuk është qetësuar ende dhe kërkoi nga të dyja palët që të ndërmarrin hapa për shtensionimin e saj.

“Nuk mund të qëndrojmë ulur dhe të presim krizën e radhës”.

“Disa hapa janë ndërmarrë nga Kosova dhe ne i mirëpresim. Disa, por ajo nuk e ka përmbushur kërkesën e bërë për shtensionim të plotë”, tha Borrell.

Borrell tha se kjo është koha kur BE-ja po përpiqet të zgjerohet, por theksoi se pa normalizim të marrëdhënieve, “nuk do të ketë të ardhme evropiane as për Kosovën, as për Serbinë”.

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Disidenti.net

Operacionet estetike biznes milionash për klinikat private në Kosovë, deri në 2 mijë € çmimi për ‘hundë të re’

Disidenti.net

I vdiq babai në Qabe, flet djali i tij: Nuk mundem me varros në vendlindje, vdekje të tillë pak kush përjeton

Disidenti.net