Arbër Zaimi, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe ish-këshilltari kryesor politik i Albin Kurtit, në Qeverinë Kurti I, i ka mohuar zërat se mbrëmë ka kaluar natën në njërën prej kazinove në qendër të Tiranës.
Zaimi tha për Gazetën Insajderi, se lajmi që po qarkullon nëpër media është i rrejshëm.
Ai po ashtu tha se në Tiranë po qëndron qe gjashtë javë.
“Gazeta Tema”, një media nga Shqipëria ka publikuar një lajm ku i ka bashkangjitur edhe një fotografi nga kazinoja brenda, e ku pretendohet së është Arbër Zaimi.
Sipas kësaj medie, Zaimi ka zgjedhur ta kalojë më qetë natën pas orës policore në Tiranë. Aty ku të pranishëm ishin edhe ministrat e Qeverisë Kurti.
Ai, gjithmonë sipas kësaj medie është parë në mjediset e Regency Casino në qendër të Tiranës.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Shqipëri do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit me tre kandidatë për deputetë që tashmë janë certifikuar nga KQZ. Kandidatët janë; Iliaz Shehu, Kreshnik Merxhani, Boiken Abazi.